top of page
Kisha e Leusës
Kisha e Shën Mërisë së Leusës është një nga monumentet fetare më të shquara të Përmetit. Kisha dikur ishte një nga manastiret dhe shkollat më të mëdha që u ndërtua në fund të shekullit të 18-të. Një pyll i trashë rrethon kishën, por brenda saj fshihet një thesar i tërë. Brendësia e kishës është e mbuluar me piktura të zbukuruara dhe ikona ortodokse. Shumë prej këtyre objekteve fetare janë relativisht të vjetra dhe janë në dispozicion për publikun. Kisha është dy kilometra larg qytetit, e arritshme vetëm në këmbë ose një automjet 4x4. Sidoqoftë, është një destinacion i shkëlqyeshëm për njerëzit që adhurojnë natyrën dhe kulturën.
Informacion i dobishëm
- Për të shkuar në Leusë, nevojitet një automjet 4x4 ose i ngjashëm me të. Rekomandohet të shkoni në këmbë.
- Duhen 30 -40 minuta për të shkuar në Leusë në këmbë. Mundohuni të shkoni herët në mëngjes ose pasdite.
- Për të hyrë në kishë dhe për të parë ikonat, duhet një çelës. Për atë, duhet të pyesni priftin që jeton në shtëpinë e parë afër kishës (atë në anën e djathtë të rrugës).
- Eshtë një burim afër hyrjes së fshatit. Uji është i pastër dhe i ftohtë.
bottom of page