top of page
Banja Termale
Banjot termale të Benjës (Llixhat e Benjes) janë atraksioni më popullor në Përmet. Vetem pesëmbëdhjetë kilometra nga Përmeti, vendi përbëhet nga pishina natyrore të vogla dhe të mesme të rrethuara nga natyra e egër. Temperatura e banjove është e qëndrueshme, me një temperaturë që varion nga 24 - 28 gradë Celcius. Prandaj, vendi mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, ditën ose natën. Të gjitha banjot janë unike dhe kanë veti të veçanta shëruese falë një kokteji oligominerash në ujë. Afër banjave, ekziston një tjetër vend fantastik për të eksploruar, Kanionet e Lengarices. Kanionet janë të gjata mbi katër kilometra dhe mund të eksplorohen në këmbë. Eshtë një zgjedhje e shkëlqyeshme për verën kur koha është e përsosur.
Informacion i dobishëm
- Kufizoni kohën e larjes në 15 minuta.
- Bëni tre banja në ditë me një ndërprerje 30 - 60 minuta.
- Mbani bizhuteritë dhe pajisje elektronike larg ujit.
- Sillni këpucë uji ose atlete.
- Mos harroni të merrni snacks ose ujë për qëndrimin tuaj.
- Mos hyni në kanion nëse moti nuk është i përshtatshëm.
bottom of page